Përfundoi vizita studimore e programit "Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së" (foto)
Lokale

Përfundoi vizita studimore e programit "Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së" (foto)

02.Dec.2015 20:13
0
Pjesëmarrëset e programit Youth Build "Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së" kanë realizuar vizitën studimore në Beograd prej 25 "“ 27 nëntor 2015.

Projekti “Punësimi i grave të reja në sektorin e IT-së” ka filluar me idejën që gratë e reja nga mjediset më pak të zhvilluara të fitojnë mundësinë që me dijen e vet t’i përshtaten tregut të punës dhe të krijojnë mundësi për punë të reja dhe/ose të nisin bizneset e veta në industrinë më perspektive të IT-së. Ato përveç trajnimit intenziv për punimin dhe mirëmbajtjen e web faqeve  kanë ndjekur edhe trajnimet për aktivizëm lokal, të cilin me sukses e kanë mbaruar.

Dita e parë e vizitës e filluam me vizitën në Shkollën e Krojaçevës dhe me njoftimin e punës së tyre, stafin dhe gjitha shërbimet që ofrojnë ata në kuadër të shkollës. Ishin po trenerët e asaj shkolle që suksesshëm realizuan trajnimin intenziv për punimin dhe mirëbajtjen e web faqeve.

Në kuadër të vizitës, 30 gratë e reja patën mundësinë të njoftohen dhe të shkëmbejnë mendime dhe ide edhe me ekspertët nga fusha e IT-së, me gratë që merren me ndërmarrësi, e të cilat tanimë veç kanë realizuar qëllimet e veta dhe të cilat paraqesin vetëm motivim shtesë që pjesëmarrëset e projektit tonë të vazhdojnë të ndërtojnë karrierën e tyre në këtë sferë. Mes tjerash, ato u shoqëruan me Ivana Qirkoviq-in (kickstart.rs), e cila me fjalimin e saj motivues ishte një shtysë e madhe dhe inspirim për gjithë ne, me Kristina Jazinka Nikoliq-in (senergy.rs) dhe me Zoja Kukiq-in (startit.rs).

Pjesëmarrëset e këtij programi vizituan edhe kompaninë Microsoft dhe Qendrën e tyre për zhvillim, biseduan me inxhinieret e Microsoft-it, kurse ekipi i tyre u prezantoi  pjesëmarrëseve programin BizSpark për StartUp-e. Gjatë qëndrimit në Microsoft, vajzat patën mundësi që nën përcjelljen e inxhinierit të ekipit të Microsoftit të krijojnë një web faqe, në programin Microsoft Azure. Kështu të gjitha pjesëmarrëset e hapën nga një llogari personale permes të cilave ato, në 12 muajt e ardhshëm, falas do të shfrytëzojnë produktet e këtij programi.

Dita e tretë e vizitës studimore  filloi me vizitën në Ministrinë Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Sërbisë ku mirë se ardhjen na e shprehu Zorica Labudoviç, shefe e sektorit për bashkëpunim me Zyret e të rinjëve dhe sekretari shtetëror për rini, Nenad Borovçanin. Pas kësaj vijoi vizita në Shtëpinë për të drejat e njerëzve.

Pjesëmarrësit than se pas gjithë këtyre vizitave i erdhi fundi rrugëtimit dhe u kthyem në vendine tyre plot shpresë e inspirim se ndryshimi do të fillojë pikërisht nga Ne! Ne dhe çdo individ tjetër jemi forca që nis çdo iniciativë për ndryshim.

Ajo që na ka mbetur tani është krijimii web faqes falas shoqatës “Shoqëria Ekologjike” e cila u përzgjodh fituese në konkursin e shpallur nga “Iniciativa qytetare” për krijimin e një web faqeje falas.                                                

Projektin “Punësimi grave të reja në sektorin e IT-së” është duke e realizuar Iniciativa Qytetare ndërsa duke e  mbështetur financiarisht Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Sërbisë.

 

Shqipërtia zyrtare: Lugina mos të kopjoj kërkesat e serbëve të Kosovës
Seidler: Në Preshevë refugjatët nuk trajtohen si duhet, komuna pa kapacitete
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration